E mërkura e 5 dhjetorit do të jetë dita kombëtare e zisë për ish-presidentin amerikan George H.W. Bush. Kështu ka urdhëruar presidenti aktual, Donald Trump, shkruan NYT.
“Ai ishte një njeri vërtet i mrekullueshëm dhe do t’i mungojë të gjithëve!”, shkroi Trump pasi mori vesh lajmin për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.
Në nder të Bush, Trump gjithashtu anulloi një konferencë për shtyp në Buenos Aires, vendi i samitit G-20, “nga respekti për familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush”.
Në moshën 94-vjeçare u nda nga jeta pak ditë më parë ish-Presidenti i SHBA-ve Xhorxh H.W. Bush. George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.
Megjithë e vlerësimet dhe popullaritetin e tij, ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992. Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.
Xhorxh H.Ë. Bush është babai i Xhorxh Bush, presidentit tjetër të SHBA-së.