Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se tre persona të maskuar me kapuçë si edhe të armatosur, kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor dhe më pas i kanë marrë lekët e xhiros ditore, si dhe disa steka cigaresh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit pranë Qytetit të Nxënësve. Policia ndërkohë ka nisur hetimet, për të zbuluar identitetin e tre grabitësve.
“Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon…