“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”. Këtë përfundmi ka nxjerrë së fundmi UNESKO dhe e ka futur këtë instrument muzikor në listën e trashëgimisë kuturore serbe.
Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit. Çdo i huaj do të informohet që kjo vegël muzikore është serbe që në fakt ka një lidhje të fortë me veriun e vendit tonë.
Gjurmët e saj i shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës. Gjithsesi, nga sot një vend tjetër do të krenohet me të duke e quajtur si pasuri kombëtare.
Por çfarë masash ka marrë Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës për githë këtë? Ende nga ministria e Kulturës nuk ka një reagim për këtë vendim të UNESKO-s.
VIDEO e UNESKO-s ku flet për lahutën