Banorët e Shkozës dhe të “Unazës së Re” janë sot sërish duke protestuar për prishjen e banesave të tyre. Duhet të themi se IMKT ka zbarkuar në Shkozë por në zonën e Astirit. Banorët janë të shqetësuar dhe janë shprehur para kamerave se qeveria e Ramës po i terrorizon. Banorët kanë bllokuar rrugët e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre. Në të dyja protestat, në mbështetje të banorëve janë edhe deputët e PD-së.
Deklaratat e banorëve:
“Pa na bëjnë terror. Na erdhën kriminelat. I kemi bërë shtëpitë me gjak.”, u shpreh një prej banorëve.
“Shtëpinë ma shembën, unë jam 100 vota si farë e fis. Ai nuk ka marrë votën të më shembë shtëpinë tonë. Ja dhamë pushtetin por po na rënon.”, u shpreh një banor i Shkozës.“Edhe policët qanin kur na shikonin ashtu. Një pjesë e përjeton dhimbjen tonë. Cdo gjë është në fytyrat tona.”, tha një banore.
Thirrja e Lubonjës:
Ky i fundi u shpreh nga protesta se të rinjtë duhet të reagojnë ndaj kësaj qeverie dhe të protestojnë si francezët për të drejtat e tyre.
“Shtëpitë tuaja janë shtëpitë e të gjitheve sepse këtu tregohet ligji shqiptar. Kjo është një e keqe shumë madhe, por nuk reaguam ndaj saj do të na hajë një nga një kjo qeveri.
Kjo është një e keqe shumë e madhe që duhet ta ndalojmë. Të gjithë të rinjtë duhen të kenë kurajo dhe duhet të reagojnë ndaj kësaj të keqe. Me pak cent rritje dhe ata dogjën Francën, qeveria atje u tërhoq. Këtë duhet të bëjmë edhe ne.”, u shpreh Lubonja.
Reagimi i Veliajt:
Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës! Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj në Twitter./Hashtag.al