Vendosni fjalën kyçe....

“Ta harrojë Rama se do mposhtë shqiptarët”, banorët e Astirit njëzëri kundër kryeministrit


Banorët e Astirt kanë dalë sërish sot në protestë.  “Unaza është e jona”, ” Ne jemi qytetarë ti je shpellar”, ” Lironi vëllezërit tanë, poshtë kriminelët”, “O Edvin o zagar do të tërheqim me litar”, këto janë disa nga thirrjet e qytetarëve. Banorët janë shprehur njëzëri se Rama ta harrojë se do mposhtë shqiptarët me rrugë të kundraligjshme.

Florjan Protoduari, një prej protestuesve është shprehur:  “Këlyshi Rama mendon se jemi lodhur, do të mbrojmë shtëpitë tona, arritëm sot në ditën e 32-të të protestës. Dorin e mbajnë në burg, hajde më arrestoni mua babanë e tij se unë e organizoj këtë protestë, hajde arrestoni të gjithë Unazën e Re. Artan Lame vetëm në muajin shtator ka bërë 10 legalizime të paligjshme, kush duhet futur në burg ne apo Artan Lame?”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *