Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Po ndodh te Kryeministria, qytetari i bie borisë pa pushim në shenjë revolte


Gjatë mbrëmjes së sotme një qytetar me automjetin e tij ka qëndruar para godinës së kryeministrisë dhe i ka rënë pafund bories së makinës. Ky veprim i qytetarit është bërë në shenjë revolte kundër qeverisjes së Ramës. 

Video është publikuar nga” Nisma Thurrje” e cila shkruan: “Po ndodh te Kryeministria.  Një qytetar parkon makinën para KM dhe i bie pa pushim borisë në shenjë revolte.”

Kundër qeverisë Rama po protesojnë studentët, banorët e Unazës së Re, banorët e Shkozës dhe të Bregut të Lumit.  Ata shprehen se Rama ka si qëllim të vjedhë popullin dhe se po shkel ligjin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *