Vendosni fjalën kyçe....

Trupat amerikane nuk largohen nga Kabuli, gjenerali: Pa ne triumfojnë talebanët


“Trupat amerikane nuk do të largohen nga Kabuli dhe do të stërvitin forcat afganem për të luftuar kundër talebanëve”. Kështu ka deklaruar së fundmi  një gjeneral i lartë i SHBA, gjenerali Kenneth McKenzie dhe premtoi më shumë trupa amerikane në Kabul. 

McKenzie, i cili do të bëhet kreu i ardhshëm i Komandës Qendrore të SHBA u detyrua të pranonte se nuk ka asnjë afat të mundshëm që trupat amerikane të largohen. 

“Unë e di se sot do të ishte shumë e vështirë për të (forcat afgane të sigurisë) të mbijetonin pa ndihmën e partnerëve tanë dhe të koalicionit”, tha McKenzie, duke vënë në dukje se nëse forcat amerikane do të largohen “me rënie të shpejtë tani” qeveria mund të shkërmoqet nën presionin e talibanëve.

“Unë nuk besoj se ata do të jenë në gjendje të mbrojnë me sukses vendin e tyre,” tha ai. 

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *