Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e thërrasin jashtë, Nikolla “ngujohet” në Ministri me rektorët e dekanët


Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka thirrur rektorët dhe dekanët e universiteteve të vendit për të diskutuar mbi pikën 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave, anulimi i së cilës është një nga kërkesat e studentëve të cilët janë në ditën e dytë të protestës.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 12:00 dhe pas kësaj mund të ketë ndonjë deklaratë nga ana e ministres, ashtu siç ndodhi ditën e djeshme.

Ndërkohë studentët që janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Arsimit i kanë kërkuar Nikollës që të dalë nga Ministria dhe të takohet me studentët jashtë.

Studentët janë në ditën e dytë të protestës dhe sot atyre të Tiranës u janë bashkuar të gjitha universitetet në vend pavarësisht kërcënimeve ndaj studentëve në Universitetin e Elbasanit dhe atij të Shkodrës.

Ata i kanë parashtruar ministres një kërkesë me 4 pika dhe deklarojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *