“Studentët po kërcënohen”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon denoncimin e një studenti në Facebook”.
Një student nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, shprehet se ka marrë kërcënime nga Rektorati se do u vënë mungesa dhe se nuk do i lënë të futen në provimet në mes të semestrit, në rast se ata marrin pjesë në protesta.
“Pershendetje Doktor Jam nje student ne universitetin Aleksander Moisiu ne Durres, dhe sot gjate kohes qe lajmeruam nje proteste paqesore nga studentet, rektoria dhe dekanet na kercenuan me mungesa dhe mos lejimin e futjes ne provimet e kolegiumeve. Ju lutem shperndaje anonim se keta te pinë gjakun.
Faleminderit per mbeshtetjen tuaj zoti Berisha por mediat kryesore censuruan protesten dhe po behen percarje dhe kercenime nga pedagoge dhe elemente studentore partiake, flm nese e beni publike.
Kjo po ndodh tek fakulteti im i Drejtesise”, thotë studenti.
Berisha u bën thirje studentëve që të kërkojnë largimin e këtyre pedagogëve dhe zyrtarëve që bëjnë të tilla kërcënime.
“Pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare kercenojne dhe ju bejne presion studenteve!
Studentet denoncojne pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare ne Universitetet e Elbasanit, Durresit, Shkodres dhe Fakultetin e Drejtesise ne Tirane qe ju bejne presion dhe i kercenojne.
Studentet denoncojne mediat se po censurojne protesten e tyre de fakto nje revolucion i vertet demokratik kunder Kakistokracise!
Lexoni mesazhet e tyre.
Ju bej thirrje studenteve te kerkojne largimin urgjent te ketyre mercenareve, pseudopedagove dhe zyrtareve vasal nga universititet dhe fakultetet e tyre. Ata jane segmente me te kalbura dhe te korruptuara te rregjimit te Kakistokracise (Kakistos ne greqishten e lashte me i keqi).”, shkruan Berisha, i cili publikon edhe këtë video të studentëve të Tiranës, për dorëheqjen e Melisa Bracit nga posti i kryetares së Këshillit Studentor të Shkodrës.