Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku dhe Ardian Dvorani zgjidhen anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi


Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku është një ngë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Marku ishte e vetmja kandidate e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe si e tillë është zgjedhur automatikisht pa short. Emri tjetër që do jetë pjesë e KED-së, është Ardian Dvorani, i cili është zgjedhur si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Ardian Dvorani e kaloi me sukses Vettingun edhe pse nuk justifikonte pasurinë me 99 milionë lekë. Ai pretendoi se kishte harruar të dorëzonte një nga letrat në deklarimin e pasurisë dhe kjo u mor parasysh nga komisionerët e Vettingut.

Në rastin e emrave që vijnë nga Gjykata Kushtetuese, sërish nuk ka pasur nevojë për short, duke qenë se dy emrat e vetëm që kanë ardhur nga ky institucion kanë qenë ato të  Bashkim Dedjes dhe Vitore Tushës.

Pas refuzimit të presidentit Meta për të mos hedhur shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të boshllëkut ligjor, Kuventi pritet të hedhë shortin për formin e KED.

Ky institucion përbëhet nga dy gjyqtarë që vijnë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarëe dhe dy prokurorë nga Gjykata e Apelit si dhe një gjyqtar ngta Gjykata Administrative.

Deputeti i Partisë Demokratike, e ka kundërshtuar hedhjen e shortit pasi sipas tij ka një boshllëk ligjor që duhet plotësuar para se të hidhet shorti.

“Presidenti thotë se ka boshllëk ligjor për shortin. Pa bazë ligjore nuk mund ta hedhim atë. Plotësoni boshllëkun ligjor që të funksinojë KLGJ-ja e KLP-ja.” – tha Bylykbashi.

Kurse kreu i Kuvendit, Ruçi, tha se letrën e Metës e kishte konsultuar me EURALIUS dhe OPDAT dhe se sot do vijohej me hedhjen e shortit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *