Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Arta Markut: Gjiknuri e Qendro të nxirren para ligjit


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me aferën e Unazës së Re.

Ai i kërkoi prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për tenderin abuziv dhe të vërë përpara ligjit ministrin Gjiknuri, kreun e ARRSH-së, Qendro dhe gjithë punonjësit e ARRSH-së.

“Projekti i Unazës së Re është projekt vjedhjeje dhe jo projekt zhvillimi. Nuk bëhet për banorët por për xhepat e kryeministrit. Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë. Pa maskë e pa fasadë. Një hajt të ftohtë e të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje. Një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë këdo. Mbrëmë këto fakte tonditëse që u shfaqën mbrëmë

Sot Edi Rama ka nxjerrë ARRSH-në të bëjë mashtrimin e radhës. ARRSH-ja duhet të dalë e gjitha para ligjit për megavjedhjen. Të gjitha tenderat e rrugëve janë akte korrupsioni. Të gjithë punonjësit e ARRSH-së dhe ministri përkatës duhet të hetohen dhe të dalin para ligjit. Por kreu i së gjithës është Edi Rama. Rama është hajdut. Ka 20 vjet që vjedh shqiptarët dhe nuk ngopet.” – tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se vjedhja është kryefjala e qeverisjes së sotme ndërsa ka përdorur drogën dhe krimin për të marrë pushtetin dhe më pas ka përdorur pushtetin për të gllabëruar gjithçka.

Ai theksoi se sot nuk duhet të heshtë askush pavarësisht bindjeve politike. Basha u bëri thirrje mediave që të hetojnë krimin dhe korrupsionin dhe të mos bëhen palë me të keqen.

“Vjedhja është kryefjala e Edi Ramës. Përdori krimin dhe drogën për të ardhur në pushtet, tani përdor pushtetin për të vjedhur e grabitur gjithçka. Jemi me banorët e Unazës së Re, demokratët janë me ta në kauzën e tyre të drejtë.” – mbylli Basha. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *