Vendosni fjalën kyçe....

“Na keni pirë gjakun”, studentët nuk tërhiqen, këndojnë himnin njëzëri (VIDEO)


“Arsim publik falas”, ” Na keni pirë gjakun”. Këto janë disa nga thirrjet e studentëve të cilët kanë treguar se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk duan të negociojnë me  Ministrinë e Arsimit.

Studentët kanë kërkuar njëzëri himinin kombëtar duke treguar kështu se ata nuk dorëzohen por do vazhdojnë të protestojnë.

KËRKESA E PLOTË
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

  1. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
    7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
    8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
    Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *