Për skandalin me tenderin te “Unaza e Re” Prokuroria ka nisur hetimet. Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për mënyrën e veprimeve të kryera gjatë tenderimit.
Verifikimi bëhet për veprat penale të “Shperdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”.
Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar skandalin, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Po në fakt ky dokument është i falsifikuar.