Në prangat e policisës së Tiranës kanë rënë 4 persona pasi akuzohen për trafikim kokaine. Nga policia janë sekstruar , 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, mjet prerës (thikë), 4 aparate celular, pranga.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Arrestohen në flagrancë katër shtetas.
Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit “kokainë”, mjet prerës, automjete e aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Julian Zela., 36 vjeç, banues në Tiranë.
– Sajmir. Hoxha., 44 vjeç, banues në Tiranë.
– Besnik Mansaku, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Rezart Hoxholli, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”.
Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.
Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):
– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
– mjet prerës (thikë)
– 4 aparate celular
– pranga
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.