Me mbërritjen e banorëve të Astirit, janë shtuar forcat e policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Kordoni i policisë u rreshtua vetëm 10 metra nga protesta e studentëve për të mos lejuar banorët e Astirit të afrohen.
Studentët refuzuan t’i pranojnë banorët e Astirit, për shkak se ata ishin paraqitur me jelekët e tyre portokalli, nga frika se mos politizohet protesta e tyre.
“Ata mbështeten nga opozita dhe opozita në çdo moment tenton të bashkohet me ne, por kjo mund të bëjë që kauza jonë të politizohet”, tha një nga studentët.