Vendosni fjalën kyçe....

“Një shpjegim i nevojshëm publik” – Reagon pas akuzave anëtari i “Organizatës Politike”


Një nga protestuesit, emri i të cilit ka qarkulluar në media si një nga personat që kanë tentuar të zbehin dhe të dëmtojnë protestën e studentëve, ka bërë një shpjegim publik për gjithë situatën.

Në një status të gjatë në “Facebook”, Klodi Leka, anëtar i “Organizatës Politike”, thotë se se është kërcënuar dhe linçuar nga Altin Goxhaj dhe eksponentë të PD-së dhe media online.

Ai thotë se e ka mbajtur gjallë protestën për tre ditë radhazi dhe se do vijonte të protestonte sa të kishte frymë.

Statusi i Lekës

NJE SHPJEGIM I NEVOJSHEM PUBLIK

Prej tri ditesh kam dhene tere fuqite e mia ne protesten studentore, pa ngrene dhe pa fjetur, aq sa sot s’kam ze te flas. Kam shkruar kenge qe i kenduan 15 mije studente. Kam artikuluar mbi tarifat dhe te drejten e arsimit, sidomos per vajzat.

Por mbreme, Altin Goxhaj bashke me eksponente te PD-se dhe media dylekeshe online si JOQ me linçuan ne formen me naziste te mundshme. Ata montuan pamje e situata sikur une kerkoja te stakoja protesten, paçka se e mbajta gjalle per tri dite.

Sot, me dhjetra njerez te porositur, burra barkemedhenj me çehre kriminelesh dhe rioshë anonime silleshin neper turme, kercenonin, provokonin, perhapin lajme te rreme mbi mua dhe shoket e mi. Kurre s’kam provuar nje situate te tille terrori.

Shume njerez me jane afruar duke me kerkuar te bej dicka, ngaqe nga parrullat “arsim publik falas” eshte kaluar ne parrulla banale. Disa u ankuan se i kishin dhunuar. 《Me ndrydhen gishtat se te kerkoja ty. Ishin 7 djem》 me tha Migena, nje vajze qe nuk e njihja me pare.

Une sot nuk fola ne proteste. Jo se kam frike, por se nuk kam ze, as per bisede normale. S’kam frike se ne rrugen time e kam llogaritur edhe vdekjen me te dhunshme. Frike nuk kam patur as ne komisariate ku me jane hakerryer si qenër te terbuar. E jo me nga prostituta qe i thone vetes avokate, gazetare e qytetare.

Megjithate, protesta nuk duhet te ndalet. Me asnje çmim. Ajo duhet çuar deri ne fund. Bashke me shoke dhe shoqe kemi punuar 4 vite per kete dite, dite per dite, ne diell dhe ne shi. 8 prej nesh jane denuar me burg per kauzen e arsimit. Dhjetra kane rene ne komisariate. Nejse, nuk dua te numeroj sakrificat.

Ajo çka dua te them eshte se zerin tim dhe te shokeve te mi nuk ka kerbaç dhe haraç ne bote qe e ndalon. As protesten nuk e ndalon njeri, sepse per ne aktivizmi eshte pune rraskapitese, eshte ideal dhe amanet, jo pamje e bukur facebooku dhe mundesi per karriere. Kaq!

SHENIM: Nese ndonje aktivist/e ose student i zakonshem demtohet nga dhunuesit qe jane perhapur kudo si e keqe kanceroze, atehere Altin Goxhaj, mediat dhe krejt kllounet e kriminelet do te mbajne pergjegjesi. Me emra dhe fytyra. Personalisht, nuk do tu ndahem deri sa te kem fryme.

SHIHEMI NE PROTESTAT E ARDHSHME 🙂

SHPERNDAJE NESE MENDON SE ESHTE E DREJTE


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *