Një foshnjë ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve. Një nënë nga Saranda, që kishte tre ditë e shtruar në maternitet, e lindi fëmijën e saj dy ditë më parë.
Ajo ndodhej nën kujdesin mjekësor por më pas iu nënshtrua operacionit për shkak të ndërlikimeve shëndetësore.
Sipas policisë, që citon mjekët e spitalit, foshnja ka lindur i pajetë ndërsa familjarët pretendojnë të kundërtën duke thënë se fëmija kishte lindur me shenja jete dhe në vdekjen e tij ka ndikuar fakti se nëna nuk ishte futur operacion në kohën e duhur dhe se pakujdesia e tyre kishte shkaktuar vdekjen.
Në pyëtje janë marrë mjekët dhe infermieret e maternitetit “Koço Gliozheni” të cilët kanë deklaruar se pavarësisht përpjekjeve të tyre foshnja kishte vdekur.
Pas hetimeve të prokurorisë pritet të zbardhet nëse përgjegjësia për vdekjen e foshnjës është i mjekëve dhe nëse ndërhyrja më e shpejtë e tyre mund t’i kishte shpëtuar jetën.