Pasi erdhën nga Shkodra për të protestuar në krahë të studentëve të Tiranës, studentët e Shkodrës janë acaruar nga protesta pasi e quajnë atë të politizuar.
“Të gjithë studentët janë të politizuar por nuk kemi vendosur që të largohemi. Jemi këtu për një qëllim dhe nuk të dorëzohemi deri në ditën e fundit. Nuk duam që këtu të ketë politikë. Të shporren ata që bëjnë politikë këtu. ”, janë shprehur ata.
Më herët studentët u përplasën duke akuzuar njëri-tjetrin se janë pjesë të forumeve të partive poltike, ndërkohë që nuk duan as përfshirjen e organizatës “Lëvizja për Universitetin”.
Një profesor është përzënë nga protesta pasi akuzohet se është FRESSH-ist dhe se po përçan protestën e studentëve.
“Nuk duan që ai të flasë. Studentët nuk duan që profesorët e tyre të flasin, është FRESSH-ist,. Ka lidhje direkte me politikën, me Arlidn Qorrin, të shporret. Të shporret nuk ka vend në protestën tonë”, brohorasnin studentët.