Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Studentor: Jemi kundër përfshirjes së partive politike në protestë


Këshilli Studentor ka reaguar përmes një deklarate pas tensioneve dhe largimit me forcë të pedagogut Jani Marka nga protesta. 

Këshilli Studentor  ka deklaruar se është kundër përfshirjes së partive politike në protestë

 Reagimi:

“Këshilli Studentor distancohet nga dhuna dhe sqaron: Jani Marka , i cili është pedagog por është edhe anëtar i Organizatës Politike, organizatë me orientim politik neo komunist, u largua nga studentët për arsye se ka disa ditë që tentojnë të politizojnë protestën.

Ne jemi kundër përfshirjes së partive politike në këtë protestë. Ne duam plotësimin e kushteve tona dhe sduam asnjë ndikim. Kërkesat e studentëve janë të qarta. E përsërisim edhe njëherë që ne distancohemi nga cdo përdorim i dhunës dhe thirrjeve për dhunë. Faleminderit”, thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *