Vendosni fjalën kyçe....

Studentët para Ministrisë së Arsimit: Nuk kemi ngjyra të tjera, vetëm kuq e zi!


Përpara Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e studentëve e cila është në ditën e gjashtë të saj. Në këtë protestë, studentët kanë ngritur zërin e tyre, duke shprehur problemet që i shqetësojnë.

Studentët janë shprehur se nuk kanë ngjyra të tjera në këtë protestë, përveç ngjyrave kuq e zi.

“Ne sot nuk kemi asnjë ngjyrë tjetër përveçse kuq e zi. Jemi studentë dhe kemi probleme me arsimin.”, tha një studente.

 “Jam në protestë sepse jam studente, sepse nuk kam përfaqësi te shkolla ime. Jam në protestë sepse për shkak të problemeve shëndetësore unë nuk jam futur në provim. Nuk jam ngelëse. Unë i kam notat 9 dhe 10 mund ta vërtetoni të gjithë. Jam në protestë sepse nuk njoh asnjë asnjë përfaqësi dhe asnjë këshill dhe zëri im nuk dëgjiohet në shkollën time.Jam studente, jam qytetare e Shqipërisë, kolege e ardhshme për të gjithë ju. Kam vendosur të qëndroj në Shqipëri dhe të luftoj këtu.”,vazhdoi më tej studentja.

 “Para dy muajsh, megjithëse kam mbrojtur doktoraturën, doktoratura ime nuk është publikuar.”, tha një tjetër protestues, duke shprehur shqetësimin e mospublikimit të punimeve për  doktoraturat.

Sakaq, ndërkohë që nga çasti në çast pritet që Rama të zhvillojë komunikimin e tij “LIVE” në “Facebook”, studentët kanë thënë se ata nuk do marrin pjesë në bisedime me kryeministrin.

“Të mos guxojë kush të bëjë dialog në emrin tonë. Ne jemi shprehur qartë se nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Një përgjigje për kryeministrin, ne nuk kemi përfaqësi. Ne ju themi ju, nuk kemi fb, merr ato FRESH-istët e tu, jepu nga një sufllaqe dhe vazhdo e meri vendimet, por ne nuk pranojmë.”, tha një nga studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *