Studentët e rretheve kanë nisur protestat pranë universiteteve të tyre.
Në Korçë, Elbasan, Korçë dhe Durrës kanë nisur protestat ndërsa kërkojnë uljen e tarifave.
Një pjesë e studenëtëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, sakaq janë nisur drejt Tiranës ndërsa pritet që edhe grupe të studentëve nga rrethet e tjera të mbërrijnë në Tiranë.
Në qytetin e Elbasanit, ashtu sikurse edhe në Tiranë u janë bashkuar edhe maturantët.
Sot pritet të zhvillohet protesta më e fuqishme deri më tani e studentëve, të cilët kanë paralajmëruar të bllokojnë pikat kyçe të Tiranës, përreth një orë.
Pas bllokimit prej një ore të akseve rrugore kryesore, studentët do të zhvendosen përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëruar të qëndrojnë në pritje të një përgjigjeje deri në orën 16:00.
Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, studentët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave deri në grevë urie.