Vendosni fjalën kyçe....

Kompletohet KLP, 6 anëtarët e zgjedhur


KLP-ja është kompletuar pasi janë zgjedhur 6 anëtarët nga Prokuroria.  Ndërsa fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë janë:  Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesitBujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *