Ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka ka denoncuuar së fundmi se Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka kopjuar punimin e doktoraturës.
Muka ka deklaruar se në bashkëpunim me Vladimir Kolën, ka zbuluar se doktoratura e Kryemadhit me temë: “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, është plagjiaturë.
“Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.”,shprehet ish-zv/minstri i Arsimit.
Sipas tij dy kapituj të doktoraturës të Kryemadhit janë kopjuar nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives”, dhe nuk janë cituar në punim.
Denoncimi i Mukës:
Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature!
Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret) .
Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.
Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…
Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.
Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google
https://books.google.al/books…
Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33.
Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.
Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73.
Ky kapitull perkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 69-82.
Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktorates, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.
Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si liber. Ne figurat po vendosim disa krahasime te teksteve: