Një sulm me armë ka ndodhur në Francë. Raportohet se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi dikush hapi zjarr afër një tregu krishtlindjesh në qytetin francez të Strasbourgut në Francë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Franca vazhdon të jetë në gjendje të lartë alarmi pas një vale sulmesh të inspiruara nga Shteti Islamik më 2015 dhe 2016 që la të vrarë më shumë se 200 persona.