Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan rrugën për një orë, nis hetimi për protestuesit në Korçë


Pas procedimeve në Tiranë, vijnë procedimet penale edhe në qytetin e Korçës. Pas protestës së djeshme, policia ka nisur hetimet për të zbuluar se cilët janë protestuesit që bllokuan pasditen e djeshme aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Tubimi i djeshëm  është konsideruar i paligjshëm, ndërsa flitet se janë proceduar penalisht 15 persona, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Protestuesit dje bllokuan rrugën për rreth një orë, duke pezulluar qarkullimin e automjeteve. Fermerë dhe studentë morën pjesë në këtë tubim, që ishte në vazhdën e tubimeve që u zhvilluan dje në të gjithë Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *