Kryeministri Rama i fton studentët që të ulen të bisedojnë me qeverinë për plotësimin e 8 pikave që kërkojnë.
Rama ka postuar dy statuse njëri pas tjetrit në faqen e tij në “Twitter”, ku thotë se refuzimi në kor është dobësi.
“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres.” – shkruan Rama në postimin e parë.
Pak minuta më vonë, Rama, shkruan se studentët nuk duhet të jenë pengesë e vetvetes dhe nuk duhet ta mbysin protestën me duart e tyre, pasi ajo duhet të shërbejë si fuqi e ndryshimit të universitetit.
“Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!” – shkruan Rama në postimin e dytë.
Më herët ai foli në Kuvend, ku premtoi zgjidhjen e 8 kërkesave të studentëve, pasi këta të uleshin në dialog me qeverinë.