Të vendosur ende janë studentët për të mosnegociuar me kryeministrin Rama dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët nuk kanë dashur të japin intervistë për “Top Channel” pasi sipas tyre nuk i ka mbështur kjo media në protestë.
Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatorja dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar nga protesta e studentëve.
Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri Rama ishte i ftuar në “Top Show” dhe u akuza se përballë si studentë kishte rininë e FRESSH-it.