Goal.com ka bërë një renditje të 10 futbollistëve që shquhen si goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira.
Kriteri i përdorur është numri i golave të shënuar 5 vitet e fundit, ndërsa në vëzhgim janë marrë ligat kryesore të Evropës.
Në vend të parë renditet, Lionel Mesi me 19 gola të shënuar, ndërsa pjesë e listës është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, që renditet i 10-ti.
Futbollisti që aktivizohet me Levanten në Spanjë, ka shënuar në total 6 gola.
Nuk mund te mungonte ne liste as mesfushori i Juvntusit, Miralem Pjaniç apo Hakan Calhanoglu i Milanit.