Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në Durrës ka deklaruar se ditën e hënë të gjithë duhet të bashkohen me studentët.
“Ata janë të drejtat e tyre e studentëve dhe përgjegjësi e institucioneve. Një nga kërkesat tona ishte, nga sot, por nga dje të gjithë anëtarët e LSI duhet të harrojnë që janë anëtarë të LSI dhe të behën prindër Dëgjojmë studentët që thonë se nuk ka negociata, normal që nuk ka, sepse ata e dinë shumë smirë se Edi Rama e këmben dhe e konverton në para, leje ndërtimi apo edhe në Off-shore. Çdo negociatë është marrja e frymës për ta. Nuk ka si të negociojnë sepse në parlament i kishte kërkesat, por nuk mori mundimin t’iu shfletojë. Erdhi si rezultat i ekonomive të shqiptarëve, erdhi si rezultat i përqendrimit të ekonomisë në duart e 5 njerëzve.
Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë, pa flamuj partiakë, pa kartë anëtarësie, se ndryshe do të jenë shumë vonë për ta, për ne dhe për të gjithë Shqipërinë. Secili nga ju të këtë edhe dhjetë vetë me vete”, tha Kryemadhi nga Durrësi.