Vendosni fjalën kyçe....

City mposht Everton dhe rimerr kreun


Manchester City ka reaguar menjëherë pas disfatës ndaj Chelsea-it, duke mposhtur me shifrat 3-1 Evertonin në sfidën që hapi javën e 17-të të Premier League.

Një sukses që e ngjiti City-in përkohësisht në krye të Premier League në kuotën e 44 pikëve, dy më shumë se Liverpooli që luan të dielën supersfidën ndaj Manchester United. Pas një nisjeje më të mirë të Evertonit që iu afrua golit në dy raste sidomos me Richarlison, City arriti të ndëshkonte skuadrën e portugezit Marco Silva me golin e Gabriel Jesus.

Në minutën e 22-të sulmuesi brazilian përfitoi nga gafa e dyfishtë e Yerri Mina që largoi keq topin dhe më pas e mbajti në lojë Gabriel Jesus që i asistuar nga Sane, mposhti Pickford. Në fillimin e pjesës së dytë Citiziens dyfishuan shifrat me të njëjtin lojtar me Jesus që i shërbyer sërish nga Sane nuk i dha asnjë shans portierit të Evertonit.

Miqtë u rikthyen në ndeshje në minutën e 65-të me golin e Calvert-Lewin por shpresat e Evertonit zgjatën shumë pak sepse 4 minuta më pas Sterling i ardhur në fushë nga stoli u harrua në qëndër të zonës nga Zouma dhe me një goditje të thjeshtë me kokë mposhti Pickford për të vulosur suksesin e Manchester City-it.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *