Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i ulët i mandarinës, banorët e Konispolit bllokojnë rrugën


Një tjetër protestë po zhvillohet ditën e sotme, përpos asaj të studentëve.

Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit janë ngritur në protestë, për shkak të çmimit të ulët të mandarinës.

Protestuesit në shenjë kundërshtie kanë bllokuar rrugën dhe të gjitha pikat e grumbullimit.

Banorët të cilët jetojnë me prodhimin dhe shitjen e këtij fruit, shprehen me shqetësim se mandarina po shitet me 30 lekë, duke e cilësuar këtë si të padrejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *