Vendosni fjalën kyçe....

E kalon ditëlindjen në protestë, fjalimi prekës i studentit që mori për dhuratë një karamele (VIDEO)


Askush nuk e ka kaluar ditëlindjen si Klajdi, student që prej 12 ditësh proteston për uljen e tarifave.

Kur akrepat e orës kanë shënuar 00:00, shokët në protestë i kanë kënduar Klajdit këndën e ditëlindjes, ndërsa i kanë bërë atij edhe një dhuratë.

Në kushtet e protestës, Klajdi nuk mundi të kishte një tortë për ditëlindje por një karamele, e ai tha se ajo ishte karamelja më e bukur.

“Më lejoni tu them që kjo është një nga ditëlindjet më të bukura. Ta festosh këtu për të sjellë ndryshimin e të gjithë shqiptarëve, besoj kjo është një nga gjërat më të bukura që ne mund të bëjmë. Kjo është karamelja më e bukur sepse ka brenda gjithë zemrën.”, tha Klajdi i cili falenderon shokët për urimet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *