Vendosni fjalën kyçe....

Gülen mund të ekstradohet në Turqi, ministri turk tregon bisedën mes Trump-it e Erdogan-it


SHBA-ja po konsideron përmbushjen e kërkesës prej shumë kohësh të Ankarasë për të ekstraduar klerikun, Fethullah Gylen, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Turqia akuzon Gylenin se qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Sipas tij, presidenti i SHBA-së, Trump, i tha homologut të tij turk, Erdogan se Uashingtoni po punon për ekstradimin e Gylenit dhe njerëzve të tjerë. Ai vuri në dukje se biseda u zhvillua në samitin e G20-ës në Buenos Aires të Argjentinës dy javë më parë.

Duke folur në një konferencë në Doha të Emirateve të Bashkuara Arabe, Cavusoglu tha gjithashtu se SHBA po heton organizatën e klerikut  – “Lëvizja Gylen”, e njohur si FETO në Turqi – për mashtrim tatimor.

Fethullah Gulen, 77 vjeç, jeton në Pensilvani, SHBA që prej vitit 1999. Ankaraja zyrtare e konsideron organizatën e tij një grup terrorist që synon të depërtojë në ushtri dhe të rrëzojë qeverinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *