Vendosni fjalën kyçe....

Serbia nis “fushatën” kundër Ushtrisë së Kosovës


Serbia ka nisur fushatën për të ndikuar te shtet e fuqishme të botës në mënyrë që ato të mos e njohin aktin e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Ditën e nesërme, presidenti serb Vuçiç, pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do paraqesë kundërshtitë e Serbisë për vendimin e Prishtinës.

Serbia pret që qëndrimi i saj të mbështetet nga vendet e fuqishme ndërsa ministri i Jashtëm, Daçiç, është shprehur se vendi i tij do të kërkojë t’u bëjë me dije vendeve të fuqishme shkeljen e Rezolutës 1244 nga ana e Kosovës.

Sipas Beogradit, rezoluta e lartpërmendur ia kufizon Kosovës themelimin e ushtrisë dhe kjo gjë do të kërkohet të vihet në dukje nesër.

Ministri Daçiç tha se dialogu i ndërprerë mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të vijojë më tej pa heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe që u vendos nga Kosova pas dështimit të kësaj të fundit për t’u anëtarësuar në Interpol, gjë për të cilën ka akuzuar Serbinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *