Ditën e sotme nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma” në Gur të Zi në Shkodër, kanë bojkotuar sërish mësimin. Ky bojkot ka zgjatur rreth një orë, ndërsa nxënësit ankohen për mungesën e kushteve higjeno-sanitare.
Sipas tyre shkolla është e amortizuar dhe shiu futet brenda.
Kjo është e disata ditë që nxënësit e kësaj shkolle protestojnë për kushtet e shkollës.