Vendosni fjalën kyçe....

Po pinte kafe mes Elbasanit, por i zbulohet arma me vete, pranga 22-vjeçarit


Një i ri ka rënë në prangat e policisë, ndërsa ndodhej në një prej lokaleve në qytetin e Elbasanit.

Sipas uniformave blu, 22-vjeçari me inicialet D.S qarkullonte i lirë me armë. Në momentin e arrestimin përveç armës pa leje, atij i janë gjetur dhe 11 fishekë.

“Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga 22  vjeçarin, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët  se në lagjen “Luigj Gurakuqi” , një person  mund të kishte me vete  armë zjarri.

Falë reagimit të shpejtë dhe  një pune të mirëorganizuar,  Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : D.S., 22 vjeç,p banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me  11 fishekë, të cilēn e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç,  banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Policia e Elbasanit  falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë  të policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *