Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me studentët e Gjeologjisë i del bllof Ramës: “Nuk na përfaqësojnë ne ata”


Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.

Mirëpo bazuar në pamjet që vetë “ERTV” publikoi në “Facebook”, në rrjet janë ngritur dyshime nëse këta ishin vërtetë student, për shkak të moshës së të pranishmëve në bisedime.

Mëngjesin e sotëm një student i cili ndodhej te Korpusi gati për të nisur protestën, tha për “Neës 24”: “Ata nuk ishin student, nuk mund të na përfaqësojë ne mosha e tretë”.

E në fakt, të pranishmit në studio nuk duken të jenë të njëjtët me studentët me kokore të verdha që kanë protestuar çdo ditë, qoftë te Ministria e Arsimit, qoftë përballë Kryeministrisë.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun).Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë.Nesër vazhdojmë”,-shkruante dje Rama në Tëitter.

Deklaratë e cila doli bllof, kur Unioni i këtij fakulteti deklaroi se asnjë student nuk ka marrë pjesë në takim me pëlqimin e Unionit, i cili është i vetmi legjitim brenda fakultetit.

“Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si përfaqësisë legjitim i çdo klase studentësh brenda këtij fakulteti, bën me dije se asnjë student nuk ka marrë pjesë me pëlqimin tonë në takimin e turpshëm që u zhvillua në ambientet e këtij fakulteti. Nuk jemi ne grevëthyesit e parë! I bëjmë thirrje studentëve, anembanë vendit, të vazhdojnë protestën e tyre legjitime deri në anulimin e ligjit në arsim, si pikënisje për plotësimin e të gjitha kërkesave tona! Neve na keni në shesh! PËR NE NUK KA NEGOCIATA! PROTESTA VAZHDON”– thuhet në reagim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *