Një shqiptar i Kosovës që jeton në Suedi është shpallur hero në vendin nordik, pasi shpëtoi jetën e 20 fëmijëve të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të këtij viti, teksa Fidan Bejta, ndodhej më djalin e tij të vogël në një park lojërash në qytetin Malmö.
Aty më pas është afruar një grua me një thikë në dorë, që i ishte vërsulur një grupi fëmijësh që ndodheshin në park për të luajtur.
29-vjeçari ka rrëfyer momentin sesi kishte mundur ta shpërqendronte gruan edhe me ndihmën e një tjetër personi me origjinë arabe, derisa në fund kishte mundur ta neutralizonte atë.
Ai u shpërblye me çmimin “Engjëlli Mbrojtës” në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin suedez, Stokholm. Gjatë ceremonisë ai është përshëndetur edhe nga sulmuesi suedez Ubrahimoviç, që luan në SHBA me LA Galaxy.
Siç raportojnë media suedeze, gruaja që kërcënoi me thikë fëmijët e mitur kishte probleme të shëndetit mendor dhe pas kësaj është shtruar në spital.