Vendosni fjalën kyçe....

Bie në “grep” dhe Taulant Balla, i zbulojnë plagjiaturën (FOTOT)


Më i fundit që akuzohet për plagjiaturë nga politikanët shqiptarë, është Taulant Balla. Taulant Muka, personi që nisi dhe sagën e denoncimit të plagjiaturave nga zyrtarët që sot po drejtojnë vendin, përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se Balla rezulton të ketë kopjuar doktoraturën e tij nga ‘Policy making in the EU’ e bërë në vitin 2009.

Plagjiatura e Ballës, sipas Mukës është zbuluar nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King’s College Londër.

“Plagjiatura e Taulant Ballës. Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londer, zbulon Plagjiaturen e Taulant Balla! Alfonc eshte nxitur nga deshira per te pare meritokraci ne kete vend. Z. Balla si figure publike me pushtet politik tregon qe eshte diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gje qe menjehere ngre dyshime. Rezultati i kerkimit, sic shihet, eshte zhgenjyes. Kjo jo per faktin se eshte z. Balla, por per poziten e tij, qe mes te tjerash eshte edhe Kryetar i Grupit Negociator te Kuvendit ne Parlamentin Europian”, shkruan Muka për kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Krahas këtij shkrimi, Muka ka publikuar edhe fragmente të studimit të Ballës, duke i krahasuar me ato të studimit të “‘Policy making in the EU”, ku shihet se si Balla ka ndryshuar vetëm nga një fjalë tek tuk nga studimi të cilin nuk e ka cituar, duke e hedhur atë të gatshëm në “studimin e tij”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *