Pas incidentit me deputetin demokrat Endri Hasa, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se opozita e ka kaluar kohën nëpër kotecet e pulae.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve.”- shkruan Në seancën e sotme plenare, kur Rama mori fjalën provokoi opozitën duke iu kujtuar mandatet e pjekura.
Deputeti demokrat Endri Hasa, në ato momente i ndërpreu fjalën Ramës duke qëlluar me vezë në drejtim të tij. Veza e ka prekur Ramën në bark ndërsa në një tjetër tentativë për ta goditur kryeministrin veza ka fluturuar mbi kokën e tij por pa e prekur.
“ Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!”, nis e thërret Rama i revoltuar ndërkohë që punonjësit e Gardës rrethojnë deputetin.
Hasa nga ana tjetër i tha Ramës “Këtë e ke për studentët”.