Pas incidentit me vezë, Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa.
Në seancën e sotme plenare, ky i fundit goditi kryeministrin Edi Rama me vezë, pas një provokimi.
“Minutat do t’ia fal liderit të opozitës, me mandate të pjekura po jo të djegura. Unë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentë”, u shpreh Rama në nisje të seancës.
Përveç dy vezëve që hodhi në drejtim të kryeministrit, Hasa hodhi edhe letra në drejtim të tij.
Pas përjashtimit të Hasës, Partia Demokratike nga ana tjetër ka bërë kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi.
Sipas PD-së, Rama duhet të përjashtohet për shkak të fjalorit të tij denigrues ndaj deputeteve. Po ashtu PD ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve për të përjashtuar Edi Ramën nga Kuvendi.