Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit te Republikës për kthimin e ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat”.
Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetë të opozitës. Dekreti kaloi për votim ne seancën e nesërme plenare. Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit, Erion Braçe pohoi se urgjenca lidhet me interesin publik dhe nesër është seanca e fundit për këtë sesion.
Nga ana tjetër Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se: “Nuk cenohet barazia fiskale. Nuk jemi në kushtet e pabarazisë fiskale Kjo është mazhoranca që ka pasur në themel parimin ‘kush fiton me pak, paguan me pak’. I kërkoj komisionit te rrezoje dekretin e presidentit te Republikës”.