Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria.
“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” shkruan Netanjahu.