Studentët janë duke protestuar prej 17 ditësh për problematikat e sistemit universitar duke kërkuar të plotësohen 8 kërkesat e tyre nga qeveria.
Disa studentë kanë vazhduar protestën e tyre duke qëndruar edhe 24 orë përpara kryeministrisë, duke treguar qëndresë.
Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se pas mesnatës studentët janë sulmuar dhe goditur në befasi nga policia dhe civilë.
Këtë akt Berisha e ka krahasuar me veprimet e Ramiz Alisë në protestat e dhjetorit 1990.
Në video tregohet situata e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku policia shihet duke shoqëruar disa prej studentëve.