Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja zgjat sanksionet ndaj Rusisë


 

Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe zyrtarisht sanksionet ekonomike kundër Rusisë, të cilat janë vendosur fillimisht katër vjet më parë, si pasojë e vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Këshilli Evropian ka thënë më 12 dhjetor se masat do të vazhdojnë të aplikohen edhe për gjashtë muaj tjerë, përkatësisht deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Këshilli, pjesë e të cilat janë 28 shtetet anëtare të BE-së, ka thënë të ketë marrë këtë vendim në mënyrë unanime.

Liderët e BE-së janë pajtuar javën e kaluar për të vazhduar aplikimin e sanksioneve si dhe kanë konsideruar vënien e masave shtesë pasi Rusia ka aneksuar edhe disa anije ukrainase në Ngushticën e Kërçit.

Sanksionet aktuale shënjestrojnë sektorin bankar, atë të energjisë dhe të mbrojtjes në Rusi.

Gjatë po kësaj jave, diplomatët evropianë janë pajtuar për të ngrirë asetet dhe për të ndaluar udhëtimin e pesë rusëve që besohet se janë përgjegjës për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë.

Të pesë rusët besohet se janë agjentë të inteligjencës ushtarake të Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *