Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras takohet me Vuçiçin: Akti i Prishtinës i papranueshëm!


Në takimin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras, situata në Ballkan ishte fokusi i bisedës.

Gjatë këtij takimi, Tsipras e konsideroi si të papranueshme vendosjen e tarifave për Serbinë nga Kosova.

“Pati disa zhvillime të pakëndshme në Kosovë. Flas për një akt të papranueshëm nga ana e Prishtinës, për rritjen e taksave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Dua të nënvizoj se këto nisma jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, përkundrazi ndihmojnë destabilizimin e tij.”, u shpreh Tsipras.

Presidenti serb nga ana tjetër, u shpreh i shqetësuar për situatën tregtare të krijuar me Kosovën.  Po ashtu Vuçiç tha që e informoi Tsipras-in edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës.

 “Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme për Serbinë. Ne nuk duam të ndërhyjmë në çështjet e brendshme, por vetëm duam të tregojmë mbështetjen tonë dhe nëse çdo gjë shkon mirë, mund të kemi një takim tripalësh, Greqi, Serbi, Shkup”.ku do marrin pjesë edhe  bashku me kryeministrat e Rumanisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *