Për shkak të festave të fundvitit mijëra emigrantë shqiptarë i janë drejtuar vendit të tyre. Në pikën kufitare të Kapshticës ka një flus të madh emigrantësh dhe më të shumtët janë në hyrje se në dalje të vendit tonë.
Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë rreth 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj, se dhe kanë dalë nga vendi rreth 2793 shtetas.
Autoritetet doganore bëjnë me dije se nga pala shqiptare po punohet punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.