Deputetja e Partisë Demokratike Alban Vokshi ka reaguar për dy projektligjet e qeverisë në lidhje me portalet. Sipas Vokshit ky është plani i Edi Ramës për të për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri. Ajo ka theksuar më tej se Rama do të mbyllë mediat kritike.
“Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend.
Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend”, deklaron më tej Vokshi.
Deklarata e plotë
Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend.
Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.
Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale.
Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.
Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it, një agjensi e kontrolluar nga qeveria, pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online.