Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë çmimi i naftës bie në më pak se 1 euro, kurse në Shqipëri shitet me 178 lekë


Në Kosovë vazhdon të bjerë çmimi i karburantit (naftë dhe benzinë). Të dielën një pikë karburanti në Pejë ka shitur naftë me çmim më pak se 1 Euro.

“T-Oil ka vendosur të zbresë çmimin e naftës nën një euro. Ky karburant ka marrë këtë vendim pasi kompanitë e mëdha kanë vendosur të mbajnë çmimin 30 centë më shtrenjë pasi dyshohet se kanë marrëveshje kriminale për të përfituar sa më shumë në këtë kohë. Edhe në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës. Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën”, raporton gazeta më e madhe në Kosovë, Express.

Por edhe në karburantet që konsiderohen të shtrenjta në Kosovë çmimi i naftës është 1,18 euro/litër ose ndryshe 144 lek/litër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *