E rrallë kjo që ndodhur. Motër dhe vëlla, vetëm 6 vjeç janë martuar nga prindërit e tyre në Tajlandë pasi këta të fundmi mendonin se fëmijët e tyre kanë qenë të dashuruar në botën e mëparshme. Motër dhe vëlla janë binjakë dhe prindërit e tyre kanë organizuar një dasmë për ta.
Djali i vogël me emrin Guitar dhe motra e tij Kivi, kanë lindur në shtator të 2012 dhe prindërit e tyre menjëherë e kuptuan se fëmijët e tyre duhet të martoheshin me njëri-tjetrin. Budistët besojnë se binjakët meshkuj dhe femra që kanë ardhur në jetë sëbashku duhet të martohen me njëri-tjetrin pasi kanë shumë të përbashkëta. Guitar dhe motra e tij, Kivi u martuan në Samut Prakan në periferi të Bangkok, Tajlandë, të hënën e kaluar.
Babai i tyre Amornsan Sunthorn Malirat, 31 vjeç, dhe nëna, Phacharaporn, 30 vjeç, organizuan një ceremoni që kushtoi mijëra paund. Djali duhet të paguante një prikë prej 200,000 bahtësh dhe ari me vlerë njëqind mijë funte para se të martohej me motrën e tij binjake. Ky i fundit u ndihmua nga babai i tij për këtë vlerë monetare.
Burimi: Daily Mail
FOTOT NGA CEREMONIA E DASMËS